FSK-ja shpërndan dhurata për fëmijët, me rastin e festave të fundvitit
Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë.
Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve.
Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale.
“Shërbimi ndaj atdheut dhe qytetarit tonë është detyra dhe nderi ynë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.