Fshati ku u masakruan 147 persona të pafajshëm, i mbyllet shkolla dhe ambulanca!

Dy dekada pas përfundimit të luftës, fshati Izbzicë i Skenderajt, aty ku u kry një ndër masakrat më të mëdha në vend, ku u vranë 147 civil të pafajshëm, tani ka mbetur pa shkollë dhe ambulancë.

Objektet ekzistojnë, por jo edhe shërbimet.

Komuna e Skenderajt vite më parë kishte vendosur të mbyllte shkollën fillore të fshatit Izbicë duke detyruar nxënësit të ndiqnin mësimin në fshatrat tjera. Ndërsa së fundmi Komuna e udhëhequr nga Fadil Nura, ka marrë vendim që të mbyllë edhe ambulancën.

02Press merr vesh se arsyetimi, mbi të cilin Komuna e Skenderajt ka vendosur t’ia vendos dryrin ambulancës, është migrimi i banorëve nga fshati.

Mbyllja e këtyre dy institucioneve ka nxitur emisionin “Expose” prodhim i portalit GazetaBlic që të nxjerr në pah këtë dukuri.

Lexo edhe:  Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas-s, pritet me nderime të larta ushtarake