“Franca nuk është e interesuar ta bllokojë Kosovën”

Korrespodenti i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se Franca nuk është e interesuar ta bllokojë Kosovën.

Cani në Politiko, ka deklaruar se kërkesat e parashtruara për liberalizimin e vizave, janë në interes të Kosovës të plotësohen, raporton Gazeta10.

“Kemi vërtetë një momentum të ri, Gjermania, Franca, Bashkimi Europian e Perëndimi, nuk është i interesuar të ketë vatra të reja në Ballkanin Perëndimor…Në interesin e Kosovës, është që t’i plotësojë këto kushte dhe që njerëzit të udhëtojnë të sigurt…Sa i përket rezervave, jam shumë i bindur që Franca nuk është e interesuar ta bllokojë Kosovën”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Vdes në fushë një person në Gjakovë, dyshohet se e goditi rrufeja