Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Temperaturat e larta dhe atmosfera pjesërisht e destabilizuar do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, por shikuar në përgjithësi reshjet atmosferike do të jenë të pakta.

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Pasdite vetëm në disa vise mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat maksimale deri në 33°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtê. Lokalisht parashihen stuhi të izoluara me vetëtima dhe bubullimë sidomos në orët e hershme të mëngjesit.

Mot mjaft i nxehtë veror do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme në territoret tona ku nuk përjashtohen disa zhvillime lokale ose të izoluara, ndërsa temperaturat shënojnë rritje tê mëtutjeshme./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Dhjetëra vende do mbesin pa rrymë nesër deri në 5 orë