“Fluturon” çmimi i derivateve, shtrenjëtohet nafta e benzina!
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar sot limitin për çmimet e karburanteve për 48 orët e ardhshme në Kosovë.
Përmes një njoftimi bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.70 euro, ndërsa për benzinë është 1.40 euro.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro.
Kujtojmë se dje çmimi i naftës ishte 1.67 euro derisa benzina 1.36 euro për litër.