Zero siguri, punëtorët e ndërtimtarisë në Prishtinë rrezikojnë jetën në vendin e punës (VIDEO)

Ndërtimtaria në Kosovë, mund të jetë sektori më i lehtë për t’u punësuar, por vazhdon të jetë vendi i punës më i rrezikshëm. Kushtet e mira dhe siguria në punë mbesin akoma “lakmi” e një numri të madh të punëtorëve. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve por edhe të punëtorëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Raste të tilla ndodhin shumë shpesh edhe në kryeqytet, me ç’rast publikohen edhe pamje ku shihet se si rrezikohen punëtorët. Kështu ka ndodhur edhe në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, në një objekt ku po kryheshin punime.

Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka publikuar pamje ku shihen disa punëtorë pa mjete mbrojtëse duke punuar në një ndërtese shumëkatëshe, duke e rrezikuar jetën e tyre

Lexo edhe:  Hapet xhamia më e madhe në botë, pas Mekës dhe Medinës