Fluks i mërgimtarëve, 40 aeroplanë pritet të aterrojnë sot në “Adem Jashari”

Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit.

Vetëm sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të aterrojnë 40 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.

Fluturimet janë kryesisht nga Gjermania, Zvicra, Turqia e nga vende të tjera, transmeton IndeksOnline.

Pak më parë Agjencia e Navigacionit Ajror njoftoi se deri në ditën e sotme, me përkushtim dhe vëmendje të plotë, kanë pritur dhe përcjellë 25 mijë e 779 operime ajrore për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Lexo edhe:  Babai me djem në pranga të Policisë në Prizren, kërcënoi zyrtarët policorë që ia arrestuan të birin për drogë