Flet Akil Gjakova pas humbjes: Duhet të kthehem në shtëpi dhe të vazhdoj të punoj

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka thënë se do të vazhdojë punën për të provuar sërish në Lojërat Olimpike pas katër vitesh, pas humbjes së mundësinë për të fituar medaljen e bronztë në Paris 2024.

Në repesazh, Gjakova është mposhtur nga japonezi Soichi Hashimoto.

Më herët, Gjakova ishte ndalur në gjysmëfinale, ku në një duel tejet të fortë në kategorinë -75 kg, është mposhtur me “Wazzari” në “Golden Score” nga garuesi i Azerbajxhanit, Hidayat Heydarov, i cili është renditur si numri një në botë në këtë kategori.

“Nuk u shpërbleva për punën që kam bërë, por tash duhet të kthehem në shtëpi dhe ta vazhdoj punën. Shorti ka qenë i vështirë, gjatë rrugës kam pasur kampionë, por arrita të bëj luftra të mira. Mbetet që të punoj edhe katër vite”, ka thënë Gjakova në një prononcim për RTK.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Qeni shpëtues i FSK në Turqi e lëndon këmbën por prapë vazhdon kërkimin e trupave