Filmuan presidentin teksa urinonte në pantallona, arrestohen 6 gazetarë

6 gazetarë në Sudanin e Jugut janë vënë në pranga pasi filmuan momentin e sikletshëm teksa presidenti i tyre urinonte në pantallona gjatë një ceremonie zyrtare.

Videoja u bë menjëherë virale dhe kjo gjë nxiti reagimin e zyrtarëve në Sudanin e Jugut që donin të dinin se kush ishte personi që e publikoi atë në rrjet.

Presidenti Salva Kiir u filmua gjatë ceremonisë ndërsa urinonte gjatë intonimit të himnit kombëtar.

Arrestimi i gazetarëve është dënuar ashpër nga shoqata që mbron interesat e tyre, e cila kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm.

Lexo edhe:  I riu nga Skenderaji ia sheh sherrin alkoolit, dehet dhe e shan një person – ai ia then nofullën