Fëmijët i bërtasin Dodikut: Ku je o hajn?

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik, nuk kaloi fare mirë gjatë një bisede me disa fëmijë, në fund të tetorit 2023. 

Një video është bërë tashmë virale, teksa gjatë bisedës me vogëlushët ai quhet hajn.

“Gde si lopov?” apo në shqip “Ku je o hajn?”, dëgjohet teksa bërtasin fëmijët në prapavijë.

Ai buzëqeshi me zor pas këtij akti, duke qenë i shqetësuar.

I pari i Republikës Serbe në BeH, ishte i shoqëruar nga Zhelka Cvijanoviq.

Ajo shihet teksa mundohet t’i shpërqendrojë fëmijët duke i pyetur: “A jeni regjistruar në fakultet? Është herët apo jo?, dëgjohet duke folur ajo.

Video ishte publikuar në faqen zyrtare të presidencës, por që u fshi më pas.

Millorad Dodik, njihet për qasjen shoviniste edhe ndaj Kosovës.

 

Lexo edhe:  Serbia pranon dokumentet kosovare, hiqen pengesat për lëvizje të lirë