Kaos në aeroportet evropiane pas një sulmi kibernetik, gjysma e fluturimeve anulohen

Pasagjerët në disa nga aeroportet më të mëdha të Europës vijojnë të përballen me vështirësi serioze këtë të diel, pas një sulmi kibernetik që preku sistemin e regjistrimit të fluturimeve të shtunën, duke shkaktuar paralizë të operacioneve në disa terminale.

Aeroporti i Brukselit ka njoftuar se gjysma e fluturimeve të planifikuara për t’u nisur sot do të anulohen, për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të sistemit të regjistrimit elektronik.

Lexo edhe:  “Në Gjermani është rroga 2000 euro, por vetëm qiraja e shtëpisë kushton 1100 euro”, profesori tregon se çfarë ekonomie familjare mund ta kenë ata që shkojnë të punojnë në Gjermani