Fatmir Latifaj: Zoti është i mirë, duhet me dashtë jo me iu tut

Hoxha i mirënjohur nga Mitrovica, imam në xhaminë e Shipolit, Fatmir Latifaj, ka qenë i ftuar në një emison televiziv ku ka folur për praktikimin e fesë islame.

Hoxha që njihet edhe si një patriot i madh, pasi ka qenë edhe pjesë e luftës së UÇK-së, ka treguar për të mirat që jep Zoti, shkruan Jepi zë.

Latifaj ndër të tjerash ka thënë që Zoti është i mirë dhe që duhet me dashtë, dhe jo me iu tut, ndërsa gabimi më madh që po bëhet ështëse Allahun po ua prezentojnë njerëzve si të frikshëm.

“Allahu e zbret dorën natën për t’i falë gjyhnaqarët e ditës, dhe e zbret dorën ditën për t’i falë gjyhnaqarët e natës”  ka thënë Latifaj, përcjell Jepi zë.

Imami Latifaj ka treguar se ndëgjon edhe muzikë, por vetëm patriotike ndërsa dëshira më e madhe e tij do të ishte të vdiste duke e thënë shahadetin.

Lexo edhe:  Këta janë dy të rinjtë e arrestuar për shitblerje të drogës – sekuestrohen thika, shufra e vetura