Fantastik Zhegrova, realizon dy supergola brenda dy minutave

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka shënuar dy gola në Ligue 1.

Skuadra e Lille u përballë me Lorient, në kuadër të xhiros së 29-të në ligën franceze.

Lille fitoi 3:1, falë dy golave të shpejtë të yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Ai e nisi ndeshjen nga stoli, duke u futur në lojë në minutën e 82′ të ndeshjes dhe arriti të lë gjurmë brenda pak minutave.

Edoni fillimisht realizoi në minutën e 89′ një supergol, për të kaluar në epërsi ekipin e tij.

Dy minuta më vonë vulosi gjithçka me një gol tjetër të bukur.

Lexo edhe:  Enver Idrizi emërohet drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate