Babai i Valon Behramit e tepron: Asnjë shqiptar nuk e zgjedh Kosovën para Zvicrës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po e bënë të pamundurën për ti ofruar kushte optimale përfaqësueses së Kosovës, madje falë të parit të futbollit kosovar, e ardhmja e futbollit evropian, Eliot Bujupi refuzon Gjermaninë për Kosovën!

Por ky fakt si edhe prurje tjera në të gjitha gjeneratat nuk po i lë përshtypje, babait të ish-futbollistit të Zvicrës, Valon Behramit, Ragipit.

Deklarata e tij në kushte normale do të ishte reale të jepshin për opinionin zviceran, por shkas për këtë shkrim ishte pikërisht fakti se ai foli për audiencën kosovare duke tentuar të ulë posht angazhimet e yjeve tanë për Kosovën.

Në një nga TV tona, senior Behrami ka vlerësuar se asnjë talent shqiptar i cili ftohet edhe nga Zvicra do ta zgjedhte këtë kombëtare para Kosovës.

Edhe pse pak lojtarë si Andi Zeqiri pasi zgjodhën Kosovën ikën në Zvicër, nuk duhet cilësuar model, kur rastet e tilla janë minore por që dënohen me të drejt jo vetëm nga bota e futbollit kosovar.

Madje Ragip Behrami ishte i zëshëm dikur, kur Kosova orvatej për anëtarësim në futbollin botëror, those te me krenari se si do të ndikonte që i biri, Valoni, të kalonte për Kosovën. Kjo kurrë nuk ndodhi…Kosova asnjëherë nuk i ‘dënoi’ por tani të vazhdon në këtë mënyrë të lobon kundër fanellës kosovare, nuk është e drejtë. Është mëkat!

Këto pretendime turpëruese i demanton fuqishëm prurja e re te Kosova, talenti Eliot Bujupi për të cilin po shkruajnë mediat hjermane, se si djaloshi supertalent po e refuzon perfaqësuesen gjermane, për t’u bërë “Dardan”.

Kosova tani ka në mesin e vet yjet kampion të Italisë, si kapiteni Rrahmani me Napolin, Rashicën dominant në Turqi, Muriqin në La Liga, Zhegrovën në Francë, etj. Por edhe rasti shembull që duhej ndjekur nga Behrami, Valon Berisha kur la ‘skandinavët’ për Kosovën! Pastaj Rudhani, Paqarada, etj por edhe yjet që së fundi po dalin nga futbolli kosovar si Rrahmani, Korenica, Krasniqi, etj.
Ragip Behrami ndoshta më mirë të loboi për ardhjen apo zgjedhjen e futbollistëve kosovar për Kosovën se sa t’i inkurajon për ‘tradhëti’ duke lë vendin për një shtet tjetër, që nuk e merr trajtimin e merituar si Ozil me Gjermaninë kur u dëbu apo vetë Valon Behrami se si u detyrua të lë kombëtaren helvetike me një telefonatë!

Lexo edhe:  Dyshohet për një grua të mbytur në Ibër, nisin kërkimet