Familja prishtinase në hall me djalin e tyre: 27-vjeçari i kërcënon me vrasje prindërit, motrën e vëllain

Zënkat brenda familjes shpesh herë eskalojnë në kërcënime e sulme fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, ku për motive ende të panjohura një i ri ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Sinjali mëson se prindërit, motra e vëllai kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë nga 27-vjeçari.

Njësitet policore më të marrë informatën janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Grabitje në motelin ‘Casablanca’ në Gjilan, hajnat e maskuar ia marrin 2 mijë euro një 23-vjeçari