Vushtrriasi në ‘hall’ me fajdegjinjët: Nga 20 mijë euro kamata i’u rritë në 55 mijë euro – tashmë fajdegjiu e don shtëpinë

Dukuria e fajdes është mjaftë e përhapur, ku persona që merren me këtë veprimtari të kundërligjshme, shfrytëzojnë gjendjen e rëndë ekonomike të personave të tjerë për të ju marrë para edhe më shumë. Kështu e ka pësuar edhe qytetari nga Vushtrria Hysamedin Pirqi.

Një fajdegji nga Vushtrria i ka dhënë qytetarit Hysamedin Pirqi 20 mijë euro me fajde, por më von borgji është rritur në 55 mijë euro.

Edhe pse familja e Hysamedinit, pranojnë që fajdegjiut t’ia japin 20 mijë euro, ky nuk pranon, pasi kërkon shumën prej 55 mijë euro, pra 35 mijë euro më shumë.

E tashmë kjo çështje ka marrë kahje tjetër. Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës thuhet se ka asistuar që përmbaruesi të marrë shtëpinë e viktimës.

Ndërsa gruaja dhe djali i viktimës, pretendojnë se kur Hysamedini është marrë vesh për marrjen e këtij borxhi ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Kujtojmë që në qytetin e Vushtrrisë është mjaft e përhapur dukuria e fajdës, ku edhe më parë ka pasur arrestime të shumta nga Policia e Kosovës ndaj personave që merren me këtë veprimtari kriminale. /Vezhguesi

Lexo edhe:  Kroatët po tërheqin nga shitja një nga ëmbëlsirat më të njohura të Serbisë