Familja Popova kërkon ndihmë për ta dërguar vogëlushin 8-muajsh për shërim në Turqi

Vogëlushi kosovar, Mert Popova është diagnosifitikuar me një sëmundje të rrallë atë të “Hydrocephalus”.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar babain e fëmijës, Arbër Popova i cili deklaroi se i nevojiten 13 mijë euro për të nisur procedurat për trajtimin në Turqi.

Po ashtu, ai deklaroi se udhëzimi për trajtim jashtë vendit është lëshuar nga komisioni i mjekëve në SHSKUK.

Njoftimi i plotë i familjes:

Djali jonë Mert Popova , 8 muajsh dhe me 4 operacione është me sëmundjen e rralle HYDROCEPHALUS. Kjo sëmundje është e rrallë prandaj trajtimi i djalit tonë duhet trajtuar jashtë vendit. Për vazhdimin e trajtimit te djalit tonë nevojiten rreth 45.000 euro, shume kjo e pa përballueshme për ne si familje, Fondi i sigurimit Shëndetësor të Kosovës na ka përkrahur në këtë drejtim por neve si familje na nevojiten 13.000 euro për të filluar procedurat dhe trajnimin për shërimin e djalit tonë jashtë vendit më saktësisht në Turqi.

Familjarët kanë hapur edhe një fond në llogarinë “gofundme” ku për të kontribuar.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit