Familja e Gjyljeta Ukellës e kënaqur me vendimin e Gjykatës: Tani shpirti dhe trupi i pushojnë në paqe
Edmond Lajqi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella, raporton Gazeta Sinjali.
E familjarët e Gjyljeta Ukellës kanë bërë të ditur se janë ndarë të kënaqur me vendimin e Gjykatës, duke theksuar se vetëm kështu shpirti i saj do të pushojë në paqe.
Në një prononcim për Sinjalin, Shpat Ukella, vëllai i të ndjerës Gjyljeta Ukella, ka thënë se ajo është vrarë në formën më mizore, duke pirë kafenë e mëngjesit.
“I falënderoj gjykatësit për vendimin e dhënë, si familje jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur, e falënderoj prokuroren Valbona Disha Haxhosaj, falënderoj Policinë e Kosovës për punën e bërë deri më tani. Ne Gjyljetën nuk mundemi me e kthy por të paktën i pushon trupi dhe shpirti i saj në mënyrën më të mirë, se është vra në mënyrën më tinzare që mundet me u vra një person, duke e pirë kafenë e mëngjesit”, ka potencuar ai.