Lajm i hidhur për deputeten nga Drenica, Blerta Deliu, i vdes një familjar

Deputetes së PDK’se nga Skenderaj, Blerta Deliut, i ka vdekur daja.

Lajmin e ka dhënë vetë Deliu, përmes një postimi në Facebook, para pak minutash.

“Na paska lënë, daja Milazim Kotorri! Ishte ndër njerëzit më të urtë dhe më të dashur që kam takuar, intelektual i pashoq e njeri i kohës. Të çoftë i lehtë dheu, dajë!”, ka shkruar ajo në facebook.

Rajoni meson se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e fshatit Vajnik të qytetit të Skenderajt.

Lexo edhe:  Gjendet marihuanë në Qendrën Korrektuese në Dubravë