Familja e dëshmorit Mehmet Qallapeku nga Drenasi falë gjakun e së motrës, e cila vdiq para dy dite në trafik!

Ditë më parë te “Kroi i Mbretit”, në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka humbur jetën tragjikisht Vahide Qallapeku-Zabeli nga Rezalla e Skenderajt, motër e dëshmorit Mehmet Qallapeku nga Qëndresa e Drenasit.

Rasti tragjik ka tronditur familjen dhe të afërmit e të ndjerës, e cila ka lënë pas dy vajza.

Por, familja Qallapeku nga Drenasi, si familje me të kaluar historike dhe me tradita ka vendosur të falë gjakun e motrës, shkruan “Scanner”.

Vëllai i të ndjerës Rrahman Qallapketu në ditën e varrimit i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes së Rexhep Bytyqit, që shkaktoi aksidentin fatal.

E gjithë kjo pajtesë është bërë me ndërmjetësimin e Naim Bazajt, ish-komandant i UÇK-së.

Familja Qallapeku do të hap të pame nga sot në fshatin Qëndresë tek lagjja Qallapeku.

Lexo edhe:  ‘Çarten’ qentë e Prishtinës – për 6 muaj sulmojnë më shumë se krejt vitin e kaluar