100 euro mbështetje – Hapet aplikimi për studentë, këtu mund të aplikoni!

Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:
https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:
https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360

Lexo edhe:  Aksident në Lipjan, e përfshirë një grua shtatzënë