Familja 8 anëtarëshe në Vushtrri jeton në gjendje të mjerueshme
Një familje që përbëhet prej 8 anëtarëve në Komunën e Vushtrrisë jeton në një gjendje të mjerueshme, në banesën e gjyshit të tij.
Kryefamiljari i tyre, Avni Pushkolli thotë se 100 euro që i merr nga shteti i shkojnë në barna për shkak se është rrahur nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pushkolli thotë nëse ka dikush mundësi ta ndihmojë me një banesë pasi që rregullimi i kësaj që banon tani kërkon shumë investime.