U takuan sërish pasi u ndanë, prishtinasi sulmon ish të dashurën në veturën e tij – përfundon në pranga

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën C në Prishtinë, ku një 36-vjeçar po dyshohet se e ka sulmuar ish të dashurën, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në veturën e tij, ku sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka sulmuar viktimën, me të cilën kanë qenë në lidhje dashurie për një kohë të caktuar.

Sipas dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, ish i dashuri nuk e ka marrë me zor, por vetëm dyshohet se e ka sulmuar fizikisht derisa ndodheshin bashkë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Sulm”.

Lexo edhe:  Prokuroria në pritje të raportit të autopsisë së trupit të Artila Kamerit