Seks me para/ Arrestohen dy persona të dyshuar për prostitucion në Prizren

Ushtrimi i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit vazhdon të mbetet fenomen shqetësues dhe sfidë për institucionet kosovare. Organet e rendit vazhdimisht përmes veprimeve hetimore bien në gjurmët e personave që dyshohen për marrje me prostitucion.

Në prangat e Policisë kanë rënë dje edhe dy persona në Prizren, të cilët dyshohen se janë marrë me prostitucion për muaj me radhë.

Pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është zbuluar se njëra nga të dyshuarit i ka mundësuar dhe ka detyruar një tjetër që të ofrojë shërbime seksuale me pagesë.

Sinjali mëson se rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.

Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit.

Lexo edhe:  Reagon Gold Ag për Salih Mustafën: Mos të flas askush