Eroldi dhe Diola më të dashuruar se kurrë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu janë një çift tejet i përfolur në shtypin rozë.

Dyshja që po shijojnë romancën tash e disa muaj, kanë publikuar disa fotografi duke kaluar momente të lumtura me njëri-tjetrin.

Ata po marrin pjesë në një festival në Gjakovë, event nga i cili sollën disa imazhe ku dukeshin tejet elegantë.

“Të jetosh ëndrrën e verës në Gjakova Summer Fest 2024! E rrethuar nga muzika, dritat dhe nga atmosfera e bukur në zemër të Gjakovës. Është një festival për t’u dokumentuar”, shkroi Diola Dosti në një postim të përbashkët.

Nutricionistja, kishte zgjedhur të vishte një fustan të lirshëm sateni, ngjyrë vjollcë.

Çifti simpatik nuk ka hezituar të ndajë emocionet e bukura me publikun.

Lexo edhe:  “Si nata me ditën”, Santiana habit me pamjen natyrale