Megi Pojani premtim publik, ç’do të bëjë nëse Luizi fiton BBV?

Shokët e Luizit, Mario Deda dhe Joni Ndoja kanë marrë përsipër të realizojnë sfidën siameze që po ndodh brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Ata ishin të ftuar sot në “Fun Club” ku erdhën të veshur me një bluzë.

Krahas kësaj, në mbështetje të shokut të tyre ata kanë lyer flokët bjondë. Madje ata u shprehën me humor se e kanë kthyer këtë trend në sfidë që derisa të mbarojë “Big Brother” Shqipëria të kthehet në vend skandinav.

Gjatë bisedës teksa flisnin për benefitet e “look”-ut të ri, djemtë ngacmuan moderatoren Megi Pojani për tu kthyer edhe ajo bjonde. Dhe e dini cila ishte përgjigja e Megit?

Një premtim publik që nëse Luizi fiton BBV2, ajo do t’i lyejë flokët. Na duhet të presim tani…

Lexo edhe:  Don Xhoni ndan pamje nga projekti i ri, shfaqet duke u puthur me ish të dashurën ruse