Enver Hajdari zgjidhet sërish kryetar i degës së OVL të UÇK’së në Drenas

Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Drenas ka përfundoar punimet me sukses, raporton portali rajoni.org.

Pa asnjë kundërkandidat, Enver Hajdari është ri zgjedhur sërish që t’a udhëheq degën e OVL të UÇK’së në Drenas.

Ai është zgjedhur me aklamacion.

Kujtojmë që në garë ishte edhe Elmi Shala, i cili pak ditë para kuvendit zgjedhor ishte tërhequr nga gara për kryetar të degës së OVL UÇK në Drenas.

Kjo për shkak që siç kishte deklaruar ai parregullsive që po ndodhin në proces.

“Nuk do të jem pjesë e këtyre zgjedhjeve, këtu po deklarohem para juve, para mediumit. Këtu po ju kërkoj falje gjithë bashkëluftëtarëve, mënyra e zgjedhjeve si po vijon tani nuk më bën nder as si person, as si familje”.

“Unë po tërhiqem nga kandidatura për shkak të parregullsive”, kishte thënë ai./Rajoni.org

Lexo edhe:  Aksion i hajnave në Lipjan: Thyejnë një banesë në katin e tetë, vjedhin ari në vlerë të 10 mijë eurove