E tmerrshme: Publikohet një video ku shihet një person teksa e shkel një qytetar në Kosovë

Aleksandar Arsenijoviq i cili është certifikuar si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar pamje teksa një këmbësor goditet nga një veturë në Leposaviq.

Ai është shprehur i tmerruar nga kjo skenë që sipas tij u bë në mënyrë të qëllimshme.

“Më ka tmerruar skena nga komuna e Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) në mungesë të policisë shkel një njeri në rrugë duke përmbushur tekat e tij personale.

Shpresoj që ata të mbajnë përgjegjësi për këtë mizori përfundimisht!”, ka shkruar Arsenijeviq sipër videos së publikuar.

Nga ajo që mund të shihet në pamje, qytetari që e kryen aktin është ai që e ka xhiruar veten. /Reporteri.net

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Tri ditë nga hedhja e gruas nga ura e Fshajt, Policia del me detaje