A po ndahen Arbenita me Feron për shkak të mesazhit të Neymar?

Neymar ka krijuar një trend viral të TikTok të cilit së fundmi i është bashkuar edhe Arbenita Ismajli.

Por gjatë këtij trendi modelja ka zbuluar se futbollisti i famshëm i ka shkruar në Instagram duke publikuar edhe mesazhin.

Bëhet fjalë për një fytyrë me zemra (emoji), të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes. Në foton e publikuar duket se Arbenita nuk i ka kthyer mesazh futbollistit. Megjithatë kaq tregohet në postim.

Neymari i shkruan Arbenitës në Instagram

Futbollisti dhe modelja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, por ajo çfarë bën habi është se edhe bashkëhsorti i saj Fero nuk e ndjek më Arbenitën dhe e anasjelltas.

Lexo edhe:  Luana Vjollca bën një veprim të papritur në diskotekë