Endrit Thaçi: Në vitin që po hyjmë, presim që edhe babi t’i bashkohet festave në familje
Biri i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar gjithë shqiptarëve vitin 2025.
Endriti në foton e publikuar shihet së bashku me gjyshin e tij, shkruan Jepi zë.
Dëshira e Endritit është që në vitin sapo kemi hyrë t’i kthehet babai, dhe festen e vitit të ardhshëm ta festojnë së bashku.
Postimi i plotë:
“Koha për të kaluar në vitin 2025.
Mirënjohës për çdo moment me gjyshin dhe me shumë shpresë për vitin që po vjen. Në vitin që po hyjmë, presim që edhe babi t’i bashkohet festave në familje dhe të krijojmë së bashku kujtime të reja!
Gëzuar Vitin e Ri 2025 të gjithëve!