Emri i shoferit të arrestuar që po dyshohet se goditi prokuroren në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar shoferin e veturës që goditi prokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Suada Hamzën. Nga Prokuroria e konfirmuan se i dyshuari tashmë është ndaluar për48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Sinjali ka mësuar se personi që fillimisht iku nga vendi i ngjarjes dhe më pas u kap nga Policia, nën dyshimet se shkaktoi aksidentin para Gjykatës është Edis Kelmeni, 21-vjeçar.

Ai po dyshohet se nga pakujdesia ka goditur prokuroren Hamza derisa ajo ka qenë duke e kaluar rrugën, pasi ka dalë nga objekti i Gjykatës.

Prokurorja është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Mos u çuditni, së shpejti vendi do të mbulohet nga bora