Emocionuese: Një person jep paratë për t’i ndërtuar shtëpinë familjes së varfër në Vushtrri, por do të mbetet anonim

Shoqata “Bereqeti” ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i shtëpisë për familjen Kosumi në Stanoc të Epër të Vushtrrisë.

Kjo familje që është në gjendje të rëndë përshkak të mungesë së banimit së shpejti do të mund të bëhet me kulm mbi kokë falë angazhimit të shoqatës dhe donatorit anonim që ka financu për ndërtimin e shtëpisë familjen Kosumi nga Stanoci i Vushtrrisë.

“Shoqata “Bereqeti” dega në Vushtrri ka filluar ndërtimi e shtëpisë për familjën Kosumi nga fshati Stanoc. Sot drejtori i Shoqatës sonë në Vushtrri, Hoxhë Sadik Hasani ishte per të shikuar punimet që janë duke vazhduar për ndërtimin e kësaj shtëpie.” njofton Bereqeti.

Lexo edhe:  Ky është shoferi i arrestuar për aksidentin me një të vdekur në Lipjan