Emocionuese: Ish-banori i Big Brother VIP i propozon për martesë partneres së tij në mes të emisionit

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, balerini Albi Nako, i ka propozuar për martesë partneres së tij, Doris, në mes të emisionit.

Ish-konkurrenti zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta befasuar. Ai lidhi sytë e partneres, përpara se të fillonte t’i propozonte.

“Zgjodha të të mbaja në ëndrra sepse ti aty je në përjetësi”, tha Nako në fjalimin emocionues para partneres, e cila i kishte të mbuluar sytë.

“Ndihemi si burrë e grua”, u shpreh ajo.

“Tani fillon loja”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  Getoar Selimi i bën dhuratë luksoze gruas së tij, Marinës