Emocionon biri i dëshmorit Sokol Preteni: “Bab më mungon shumë por jam krenar me vepren dhe sakrificën tënde”

Brimi Preteni është biri i dëshmorit Sokol Preteni, i cili kishte rënë në Betejën e Melenicës.

Ai është njëri nga djemtë e dëshmorëve të rënë në luftën e Kosovës për liri dhe çlirim, shkruan Jepi zë

Duke e trashëguar traditën e babait dëshmor, Burimi ka vendosur që ta vesh uniformën e Ushtrisë së Kosovës.

Si djal i dëshmorit, tani ai shërben si ushtar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Si njëri nga ushtarët me virtyte të larta dhe me një personalitet të krijuar, Burimi po e ruan dhe nderon figurën e babit dëshmor.

Pëmes një postimi ka kujtuar babin e tij në përvjetorin e 24-të të rënies së tij.

Postimi plotë:

Sot po bëhen 24 vite nga rënja jote heroike në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
Sot 24 vite me parë pikerisht ti me gjákun tend vulose te shtrejte liri të ketij vendi.
Krenar pergjithmon me vepren dhe sakrificen tende Bab.
Bab më mungon shum Të dua shum Bab

Lavdi
Lavdi Deshmorve te Kombit

Lexo edhe:  Nuk iu ‘dhezi’ presioni ndaj grevistëve: Edhe në komunat e VV-së po vazhdon greva