Emocionohet mami Fifi: Kam jetuar kot

Për herë të parë pas lindjes së djalit, këngëtarja Fifi erdhi në një rrëfim në programin ‘Më prit në fundjavë’.

Artistja ndau ndjesitë e saj si nënë dhe gjithçka ajo po jeton tani me lindjen e djalit. Fifi është e bindur teksa mes emocioneve u shpreh në studio: ‘Kam jetuar kot deri më 25 Prill. Unë tani jam mami Fifi’.

Ermali e pyet se si u përball ajo dhe partneri i saj me lajmin e pritjes së ëmbël:

“Ishte një shtatëzani rastësore, kisha bërë dy teste shtatëzanie dhe i shkoj në dhomë dhe i them Adis shiko çfarë kam…

Më thoshte ta mbajmë apo jo, mos të prish karrierën… i thashë: Lale Unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim.

Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më I bukur. Unë doja ta shihja ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja”.

Fifi dhe partneri i saj u larguan drejt SHBA në muajt e pritjes së ëmbël madje u aludua edhe për një martese apo celebrim.

Por si është e vërteta?

Ermali e pyet Fifin nëse janë martuar apo se si ajo e projektoj këtë ditë.

“Unë mbeta në Amerikë se kisha koncert. S’më lanë të kthehesha për shkak të shëndetit. Nuk jemi celebruar akoma, dasmën e dua tradicionale me tupana dhe të më marrim me kerr ose kal”, tha ajo.

Edhe pse Adisi nuk del në programe televizive, Ermali duke e pasur përtej kamerave e pyet se ‘çfarë kanë cikat e Kosovës që po marrosin djemtë e Shqipërisë’ teksa ai tha: Janë të nxehta!

Lexo edhe:  Nisën sherrin në Tik-Tok, shoku i reperit Cllevio plagos dy persona në Durrës