Ekzekutohen shtesat e shtatorit për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar shtesat prej 50 euro për muajin shtator për punëtorët e sektorët publik.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë.

“Përshëndetjeje, po dje janë ekzekutuar shtesat prej 50 euro për muajin shtator dhe sot 50 euro për muajin tetor, për punëtoret e administratës”, tha shkurtimisht ai për Paparacin.

Ndryshe, dje ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se edhe sot do të ekzekutohen shtesa për punëtorët e sektorit publik, për muajin shtator.

“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”, shkruante ai.

Lexo edhe:  Një grua grushton një burrë në mes të rrugës në Prishtinë