Ejup Haziri emërohet Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka emëruar në postin e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Ejup Hazirin.

Ejup Haziri që vjen nga komuna e Vushtrrisë, ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, ndërsa ka vazhduar studimet e tij për fakultet, master dhe doktoratë në drejtimin e Jurisprudencës islame (Fikh) në Brunei.

Me një përvojë të pasur, Haziri ka shërbyer si ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe ka qenë anëtar i Kryesisë për rajonin e Mitrovicës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e redaksisë së revistës “Dituria Islame” për herë të tretë.

Haziri ka pasuar aktivitetin e tij të frymëzuar në konferenca të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, duke paraqitur kumtesa të ndryshme. Ai është një autor i njohur i 9 librave dhe qindra punimeve në fushën e Jurisprudencës islame.

Lexo edhe:  Vdes ish-futbollisti i mirënjohur, Selatin Vokrri