Egzon Pacolli: Çeku është Hajn, jo Hajr, vëllaun e vet e shpërbleu 257 mijë euro, motrën e Abrashit me 255 mijë, burrin e Fitores me 52 mijë
Egzon Pacolli, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku.
Ai e ka cilësuar Çekun si “hajn” për shkak të shpërblimeve të dyshimta financiare ndaj familjarëve të tij dhe të deputetëve të VV-së.
“Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.
Postimi i plotë:
Hajrulla Ceku, e ka shpërbly me
257 mijë euro vëllaun e vet,
255 mijë euro motrën e deputetit Artan Abrashit,
52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit.
Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!