E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti banesor. I riu u gjet i shtrirë në rrugë pa shenje jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu që humbi jetën tragjikisht është Qendrim Breca.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi viktima u dërgua në QKUK, ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç”.

Lexo edhe:  Aksidenti tragjik në Prishtinë / Shoferi që dyshohet se goditi për vdekje 19-vjeçarin, është pjesëtar i FSK-së