Edona nervoze me mëngjes, kapet me Azemin dhe Lindën

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James me mëngjes është zgjuar nervoz, pasi siç tha ajo nuk ka mundur të flejë mirë për shkak të gërhimës së Azemit.

Linda ka qenë ajo që është përfshirë në diskutimin mes Azemit dhe Edonës, ku kjo e fundit i ka thënë që të mos përzihet.

Madje, Edona e ka quajtur Lindën të pafytyrë.

“Edhe ti mos u përzijë. E pafytyrë”, është shprehur Edona, drejtuar Lindës.

Edona ka vazhduar edhe më tej diskutimin me Azemin, duke i thënë që të rritet.

“Nuk flet me mua kur të duash, sepse nuk të dëgjoj. Rritu pak”, është shprehur Edona.

Lexo edhe:  Blero shpërthen në lot për të dashurën, Edona e ngushëllon