Edi Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 Komandant

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili sot feston ditëlindjen e 55-të.

Rama ka thënë në Facebook se ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje.

“Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë”, ka thënë Rama.

Tutje ai ka thënë as e kam dot idenë nëse sivëllau im do të mund t’i lexojë sot këto rreshta, që as urim nuk janë edhe pse urimin që të jetojë sa malet e Shqipërisë unë po e bëj, por di me siguri që në këtë ditëlindje të Hashim Thaçit kam tërë ditën që më rri si gozhdë e ngulur në tru pyetja: A e dinin vallë ata, miqtë tanë të mëdhenj që e lindën atë gjykatë, se historia e saj do të zhvillohej kështu, kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?! Kam frikë se të vërtetën për këtë s’kam për ta marrë vesh kurrë.

Lexo edhe:  Gjakovari në gjendje të dehur e shqetëson nënën e tij përmes telefonit, arrestohet nga Policia