Policia e kishte blinduar dhe e ruante 24 orë, si u fut në shtëpi Sokol Halili?

Para pak çastesh ka bërë vetëvrasje Sokol Halili, në shtëpinë e tij i cili që nga e mërkura ishte duke u fshehur nga organet e ndjekjes për shkak të vrasjes së ish- bashkëshortes së tij.

Burime nga Policia e Kosovë dhe Prokuroria kanë thënë se Halili nuk ishte në shtëpinë e tij, që nga momenti kur vra ish gruan por që sot ai kishte vendosur të kthehet.

“Shtëpia e tij ka qenë 24 orë nën vëzhgimin e Policisë së Kosovë dhe ai sot ishte rikthyer në shtëpi. Në momentin që Policia e ka parë atë, ka nisur negociatat për dorëzimin e tij, por që ai nuk ishte bindur duke vrarë kështu veten”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

Gazeta Blic raportoi ekskluzivisht për vetëvrasjen e Sokol Halilit, por që pak minuta më vonë lajmin e konfirmoi vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sokol Halili rreth orës 18:00 e mbrëmjes së të mërkurës në oborrin e gjinekologjisë kishte vrarë me tre plumba ish gruan e tij Hamide Magashin, e cila sot gjatë ditës është varrosur.

Ende askush nuk ka dhënë dorëheqje për këtë rast nga gjykata policia apo edhe QKUK por që kryeministri i Kosovës Albin Kurti por edhe Albulena Haxhiu kanë thënë se ka dështuar një zingjir I tërë për rastin në fjalë.

Lexo edhe:  Aksidentohet vetura e Policisë me një traktor