Edhe Zubin Potoku i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Leposaviqi sot iu bashkua Asociacionit të Komunave të Kosovës.

E shembullin e njëjtë e ka ndjekur edhe komuna e Zubin Potokut, e cila votoi pro bashkimit në këtë asociacion gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal të kësaj komune.

Këtë lajm e bëri të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka, i cili ndër tjera shkroi: “Pas komunës së Leposaviqit, edhe komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Na priftë e mbara!”.

Lexo edhe:  Banesë, shtëpi, dy vetura: Kjo është pasuria e drejtorit të ri të Policisë së Kosovës