Edhe pse ua mori 350 euro, 2 të rinj akuzojnë “Rizën” se lënduan kokat e tyre nga mos profesionalizimi i berberit nga Mitrovica

Ani pse shumë i njohur në rrjete sociale, berberi nga Mitrovica, Rizah Bajrami i njohur me nofkën “Riza” është akuzuar së fundmi nga dy klientë për mos profesionalizëm.

Dy të rijnë nga diaspora kanë akuzuar “Rizën” se gjatë kohës së prerjes së flokëve janë lënduar në kokë nga mos profesionalizimi i berberit mitrovicas.

Në denoncimin e tyre të bërë në faqen e njohur “JOQ Albania”, dy të rinjtë janë ankuar për çmimet e larta dhe kushtet jo adekuate që kanë gjetur te salloni i berberit të njohur kosovar.

Ata kanë deklaruar se nuk e kanë marrë trajtimin e duhur për shumën që kanë paguar, madje sipas tyre ata edhe janë lënduar në kokë nga mos kujdesi i berberit Bajrami.

“Behet fjal per Frizerin Rizza nga Kosova (Prishtin). Dje me daten 22.01.2024 ne Oren 17:00 un Enis Thaqi dhe Shoku im Amdi Destani kem qen te ky frizeri masi e kem bo nje Termin permes Telefonit. Kem qen aty dhe i kem pre flokt te shefi Rizza. Ky Person 100% i ka Dipolomat e blene dhe jo te kryar me shkoll. Pasi na ka pre flokt JO si kem dasht na, po si ka desht aj, dhe u nal rryma 4her ne 20minuta, na ka preur katastrof floket dhe 90% te kohes ka qendruar ne Telefon, ky dhe tani me ka lenduar lekuren te kok sepse nuk dit ti preur floket. Pasi ksej pjese katastrof esht dhe pjesa ma katastrofale se ky Frizer Rizza pasi e ka mbaruar punen ka ikur dhe nuk e shifshim ma, kem qendru te kasa ku behet pjese ku ka qen nje qun i ri, na ka lypur per shokin Amdi destani se ka mashum flok si un 200€ ! Dhe per mu 150€ per Floket dhe nje seanc 5minuta me avull ne ftyr se na nuk e kem lyp fare. Kjo esht nje sen jo normale, na jetojm ne gjermani dhe kem udhtuar shumm dhe kur ne jeten ton nuk i kem paguar 200€ per mi pre floket dhe na ka bo katastrofale. Ishalla mujm ta postojm ket dhe mun ti kallzojm populit mu ru dhe mos me shku te ky person mi pre floket dhe me fut ne provim ket shokun Rizza se ky nuk asht frizer FARE”, thuhet në denoncimin e tyre.

Lexo edhe:  Policia e gjen një grua me shenja dhune në banesën e saj, s’lejon t’ia arrestojnë burrin – përdoret sprej

Ata kanë vendosur që edhe të ankohen te vetë frizeri Bajramit, mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ai apo stafi i tij.