Edhe një barrikadë në veri, bllokohet ura tek fshati Lisicë

Edhe një barrikadë e re është vendosur këtë mëngjes.

Ura e re që lidh magjistralen me Mitrovicën e Veriut është bllokuar nga disa kamionë, shkruan “Jepi zë”.

Siç shihet, aty janë vendosur disa kamionë me zhavor, duke bllokuar qarkullimin.

Kujtojmë se kjo bllokadë erdhi pak minuta pas asaj që u vendos në Lagjen e Boshnjakëve.

Ndryshe, veriu tani thuajse u bllokua nga të gjitha anët nga rreth 10 barrikada.

Lexo edhe:  E dhimbshme: “Ishalla ma bënë hallall që ta mora jetën pa dashje”, Reagon 21 vjeçari që e goditi aksidentalisht 4 vjeçarin