E turpshme: Mitrovicasi sulmon nënën dhe vëllain në Mitrovicë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit edhe vëllezërit apo motrat të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ku një burrë ka ushtruar sjellje agresive ndaj anëtarëve të familjes së tij, përfshirë nënën dhe vëllain, pas një konflikti verbal që ka degraduar në dhunë fizike dhe ofendime.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2025, rreth orës 22:40, në rrugën “Shote Galica”, ku B.N., 53 vjeçar është përfshirë në një mosmarrëveshje me nënën e tij P.N, 78 vjeçare dhe vëllain B.N, 45 vjeçar.

Sipas raportit të Policisë, ankuesja ka deklaruar se pas debatit verbal, i dyshuari ka shfryrë ndaj tyre me fjalë ofenduese, ndërsa më pas e ka sulmuar vëllain me një kosh mbeturinash prej plastike. Nëna e të dyshuarit, ndonëse nuk ka pasur kontakt fizik me të, është ndier e shqetësuar psikikisht dhe ka kërkuar mbrojtje nga dhuna, për çka i është ofruar trajtimi mjekësor.

Viktima tjetër, B.N nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin, njësia e hetimeve ka intervenuar menjëherë dhe ka intervistuar të dyshuarin, ndërsa në koordinim me prokurorin kujdestar, është vendosur që rasti të inicohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Lexo edhe:  KFOR-i: Çdo vendim rreth urës mbi Ibër të merret në kuadër të dialogut