E trishtë: Foshnja 5 muajshe dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrrisë, nisin hetimet

Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrri, ku një foshnjë pesëmuajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Urgjencës.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 28 mars 2026, në rrugën “31 Maji”, ku sipas informatave, foshnja është sjellë nga nëna e saj në gjendje kritike.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se foshnja kishte arritur pa shenja jete, ndërsa sipas vlerësimeve të para nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat fillimisht kanë kryer veprimet hetimore në repartin e Urgjencës, e më pas edhe në shtëpinë e viktimës, ku është bërë shikimi i vendit të ngjarjes.

Lidhur me rastin është intervistuar një dëshmitare, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Bie në prangat e Policisë hajni në Kamenicë që kërkohej nga Gjykata, kishte 8 urdhëresa aktive