E trishtë: 13-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë barnash

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë.

Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në fshatin Cermjan të Gjakovës, ku një vajzë e mitur është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’, pasi e njëjta dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Mirëpo ajo është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor nën përkujdesjen e mjekëve.

Sipas nënës së vajzës, e cila sërish ka dëshmuar para organeve të hetuesisë, 13-vjeçarja tash e një kohë ndodhet në gjendje të rëndë emocionale dhe kishte tentuar edhe herë tjera t’i shkaktojë vetes lëndime.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

Lexo edhe:  Publikohen biseda të Thaçit, Veselit dhe Selimit me vizitorë në burg