E tmerrshme në Fier: Luani kafshon burrin në kokë, familja e mban si kafshë shtëpiake në mes të fshatit

Një ngjarje e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme ka ndodhur në fshatin Zharrëz të Fierit, ku një luan i mbajtur si “kafshë shtëpiake” ka sulmuar një burrë, duke e kafshuar në kokë.

Pamjet e rënda, që janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur burri tenton të përkëdhelë luanin, por përfundon i sulmuar.

Ndërhyrja e menjëhershme e të zotit të kafshës, i cili godet luanin me shuplakë, ka shmangur një tragjedi të mundshme – fatmirësisht, burri ka shpëtuar pa lëndime serioze.

E pabesueshme është se luani ndodhet prej kohësh në një shtëpi private, ndërsa banorët e fshatit kishin dijeni për praninë e kafshës së egër, por askush nuk kishte denoncuar rastin tek autoritetet.

Policia e Fierit ka nisur hetimet dhe po bashkëpunon me institucionet përkatëse për largimin urgjent të kafshës, si dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për shkeljen flagrante të ligjit.

Lexo edhe:  AtlasIntel ishte anketuesi më i saktë në 2020, tani nxjerrin Trump si fitues të zgjedhjeve