E tmerrshme: Burri në Podujevë rrah bashkëshorten, 35-vjeçarja përfundon në spital

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua në fshatin Godishnjak të Podujevës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj,

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar që bashkëshorti i saj pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur me rrip.

Si pasojë e dhunës me të cilën u përball, 35-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Policia shpëton gruan shtatzënë, shtëpia e së cilës u vërshua nga të reshurat (VIDEO)